Zelensky sigurin avionët “F-16” nga Holanda, së shpejti në duart e ushtrisë ukrainase

20 August 2023, 17:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky sigurin avionët “F-16” nga Holanda, së shpejti
Volodomyr Zelensky dhe Mark Rutte në Holandë

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky duket se ka arritur të bindë liderat perëndimorë të pajisin ushtrinë ukrainase me avionët e shumëkërkuar “F-16”.

Mediat e huaja raportojnë se Ukraina do të marrë mbi 42 avionë luftarakë nga Holanda dhe Danimarka.

Ndërsa ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka njoftuar sot për nisjen e trajnimit të pilotëve dhe inxhinierëve për një periudhë gjashtë mujore.

Gjatë vizitës në Holandë dhe takimit me kryeministrin Mark Rutte, Zelensky ka shpërndarë edhe disa foto “selfie” nga avionët që shumë shpejt pritet të bëhen pjesë e flotës ajrore të Ukrainës.

Zelensky sigurin avionët “F-16” nga Holanda, së shpejti
Zelensky gjatë vizitës në Holandë

Video