Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Princi Harry, është fotografuar brenda një makine duke hyrë në Kështjellën Balmoral. Princi, i cili nuk shoqërohej nga gruaja Meghan Markle, nuk arriti ta shihte sa ishte gjallë gjyshen e tij 96 vjeçare.
Princi Harry do t’i bashkohet anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore teksa vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës, e cila vdiq këtë pasdite.
Harry dhe Meghan ndanë një deklaratë të përbashkët, ku thuhej: “NË KUJTIM TË DASHUR TË MADHËRISË së saj, Mbretëreshës ELIZABETH II 1926-2022 “.
Mbreti Charles III, Camilla Parker Bowles dhe Princi William mbërritën që të gjithë në kështjellën Balmoral, aty ku mbylli sytë mbretëresha më jetëgjatë në histori.
