Netanyahu: Lirimi i pengjeve nuk mund të bëhet me çdo kusht

21 Shkurt 2024, 07:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Benjamin Netanyahu

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich thanë se shteti hebre nuk do të "paguajë asnjë çmim" për kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. 

I pyetur për 134 të burgosurit ende në enklavën palestineze, Smotrich i tha transmetuesit Kan se kthimi i tyre ishte "shumë i rëndësishëm", por se ata nuk mund të liroheshin "me çdo kusht" dhe se mënyra për t'i liruar ata ishte rritja e presionit ushtarak në Rripin e Gazës dhe mposhtjen e Hamasit. 

Fjalët e Smotrich shkaktuan zemërim nga lideri i opozitës Yair Lapid dhe familjet e pengjeve, por pak më pas zyra e Netanyahu publikoi një deklaratë duke i bërë jehonë qëndrimit të ministrit:

"Ka shumë presion mbi Izraelin, brenda dhe jashtë vendit, për të ndaluar lufta përpara se të arrijmë të gjitha objektivat tona, duke përfshirë një marrëveshje për lirimin e pengjeve me çdo kusht.

Ne nuk jemi të gatshëm të paguajmë asnjë çmim: sigurisht jo koston iluzive që kërkon Hamasi nga ne, që do të nënkuptonte humbjen e shtetit të Izraelit."- njoftoi zyra e kryeministrit Netanyahu.

Video