Avioni me 106 pasagjerë shpëton për mrekulli në Beograd, shihni pamjet dramatike (VIDEO)

20 Shkurt 2024, 10:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avioni i aksidentuar

Një tragjedi ajrore është shmangur gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin e Beogradit teksa një avion Embraer 190/95 është përplasur gjatë nisjes me një mjet që gjendej në pistë duke pësuar dëme të mëdha.

Mediat serbe raportojnë se avioni ka mundur të ngjitet në fluturim dhe më pas të bëjë një ulje të detyruar në aeroport. Menjëherë pas uljes, në drejtim të avionit me më shumë se 100 pasagjerë në bord që ishte nisur për në Dusseldorf, kanë shkuar mjetet zjarrfikëse.

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, ndërsa avioni ka pësuar dëmtime të mëdha.

Air Serbia ka marrë së fundmi këtë tip avioni që mundëson linja më të gjata dhe me më shumë pasagjerë se avionët e tjerë në përdorim, si ATR-72. Kujtojmë se i njëjti avion ka fluturuar edhe në drejtim të Tiranës disa herë.

Video