Misteri i vdekjes së motrave në Greqi, dyshime se nënën e vajzave e ndihmoi një tjetër person

20 April 2022, 08:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Misteri i vdekjes së motrave në Greqi, dyshime se nënën e
Roula Pispirgou dhe dy vajzat e saj

Opinioni grek ka mbetur i shokuar nga dyshimet se një nënë ka vrarë tre vajzat e saj.

Roula Pispirgou është nëna e vajzave të mitura që ndodhet në paraburgim.

Por dyshohet se ajo u ndihmua nga dikush tjetër.

Protothema.gr shkruan se personi që ka ndihmuar 33-vjeçaren është një burrë të cilin Roula e ka takuar pak ditë pas vdekjes së Georgina, në janar të 2022.

Ky person e ka mbështetur dhe i ka ofruar ndihmë të madhe, siç pretendon ajo, pa dhënë më shumë detaje se kush mund të jetë.

Edhe bashkëshorti i Roulës, Manos Daskalakis është në dijeni të burrit misterioz që ka ndihmuar Roulën.

Sipas gjetjeve specifike që kanë dalë nga kontrolli i autoriteteve për laptopët dhe celularët e Roula Pissirigou, 33-vjeçarja ishte kujdesur të fshinte nga kudo kodet e saj dhe kopjet rezervë, të gjitha kërkimet e saj potencialisht të dyshimta.

Në të njëjtën kohë, janë fshirë të dhënat e viteve të fundit, gjë që mund të çojë në kërkime për substanca të dyshimta në vitet e mëparshme.


Video