Tre senatorë të SHBA presion Serbisë: Sanksiononi Putinin

19 April 2022, 19:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre senatorë të SHBA presion Serbisë: Sanksiononi Putinin

Senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis kërkuan nga Serbia që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian, duke nënkuptuar se Beogradi duhet t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë sa më shpejt.

Senatorja Jeanne Shaheen tha se në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë biseduar edhe për vendosjen e sanksioneve nga Serbia ndaj Rusisë.

“Ne folëm për këtë dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të flasim, mendoj se e kemi paraqitur qëndrimet tona”, tha senatorja.

Senatori Chris Murphy tha se ata i përcollën presidentit serb Vuçiq qëllimin e tyre për të ndërtuar një komunitet të vendeve demokratike që do të dënonte pushtimin rus të Ukrainës.

“Ne i kuptojmë lidhjet historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ne vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe qëndrojmë pranë popullit të Serbisë në këtë proces. Ne erdhëm në Serbi për të forcuar marrëdhëniet e mira që vendi ka me Shtetet e Bashkuara”, tha Murphy.

Duke folur për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili ka ngecur, pasi që nga korriku i vitit 2021 nuk ka takime në nivel të lartë, senatori Murphy tha se ishte thellësisht i zhgënjyer që nuk kishte përparim në atë proces.

 


Video