Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk: Aktualisht jam i pastrehë

19 April 2022, 11:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk: Aktualisht jam i
Elon Musk

Elon Musk ka thënë se nuk ka shtëpi dhe ka fjetur në shtëpitë e miqve, pavarësisht se është njeriu më i pasur në botë.

The Independet shkruan se Musk qëndronte me miqtë rreth Zonës së Gjirit të San Franciskos, afër qendrës së Tesla-s, kur punonte në qytet.

“Unë nuk kam as një vend ku të rri për momentin, fjalë për fjalë po qëndroj në shtëpitë e miqve. Nëse udhëtoj në Zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, fle në shtëpitë e miqve”, tha ai.

Themeluesi i Tesla dhe Space X shtoi se ai nuk zotëron një jaht dhe nuk ka bërë pushime në mbrojtje të pasurisë së tij miliarda dollarëshe.

“Unë nuk kam jaht, nuk bëj pushime, kështu që nuk është se konsumi im personal është i lartë. Përjashtim bën një avion, por nëse nuk e përdor avionin, kam më pak orë për të punuar”, shtoi ai.

Musk ka një pasur me vlerë neto prej 251 miliardë dollarësh dhe është individi më i pasur në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Ai është aktualisht në qendër të një oferte prej 43 miliardë dollarësh për marrjen e Twitter-it, por është penguar nga bordi i kompanisë.


Video