Putin i jep titull nderi brigadës së akuzuar nga Ukraina për gjenocid në Bucha

18 April 2022, 19:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin i jep titull nderi brigadës së akuzuar nga Ukraina për
Në foto: Alla, nëna e një prej viktimave të Bucha-s

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë një titull nderi brigadës së akuzuar nga Ukraina për kryerjen e veprimeve mizore mbi civilët në qytetin e Bucha-s.

Një dekret i nënshkruar nga Putini i dha Brigadës ruse së 64-të titullin “Roje” për “heroizmin dhe guximin e madh dhe këmbënguljen” e anëtarëve të saj.

Nga ana tjetër, Ukraina pretendon se më shumë 300 civilë ukrainas janë vrarë nga rusët në Bucha, ndërkohë që Moska mohon çdolloj përfshirje në mizorinë ndaj ukrainasve.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret që përcakton një pagesë prej 5 milionë rubla shtesë (62,000 dollarë) nëse një roje kufitare ruse vdes, ndërsa shërben në kufirin ukrainas, si dhe në kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk


Video