Video: Zyrtari malazez "lufton" me flamurin e BE, por përfundon duke u mbështjellë me të

19 April 2022, 08:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Zyrtari malazez "lufton" me flamurin e BE, por përfundon
Zyrtari malazez "lufton" me flamurin e BE

Një moment i Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale.

Ai shihet teksa "lufton" me flamurin e Bashkimit Europian.

‘Incidenti’ i pazakontë ndodhi, ndërkohë që kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kriokapiç po mbante fjalim.

Pas tij, në podium, ishte Cazim Alkovic, i cili shihet që mbështillet nga flamuri, për shkak të erës. 

Pavarësisht tentimeve të Alkovic, largimi i flamurit s’po ndodhte.

Kishte prej atyre që thanë se, menaxheri i Bar u "godit nga vlerat europiane". 

Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme.


Video