
Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se Gjermania nuk ka më arsye për t’u dhënë azil sirianëve pas përfundimit të luftës civile në vend. Merz shtoi se ata duhet të inkurajohen të kthehen në Siri për të ndihmuar në rindërtimin e atdheut të tyre.
“Lufta civile në Siri ka mbaruar. Nuk ka më arsye për t’u dhënë azil në Gjermani, që do të thotë se ne mund të fillojmë procesin e riatdhesimit”, tha Merz.
Kancelari Merz u zotua gjithashtu se Berlini do të kontribuonte në rindërtimin e Sirisë, por vuri në dukje se priste që shumë nga refugjatët sirianë që ndodhen aktualisht në Gjermani të ktheheshin në shtëpi për të marrë pjesë në këtë proces.
“Pa këta njerëz, rindërtimi është i pamundur. Dhe ata në Gjermani që refuzojnë të kthehen në vendin e tyre, ne sigurisht që mund t’i deportojmë në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.