Mehaj takim emocionues me djemtë e FSK-së: Me ta, atdheu është i sigurt

9 August 2023, 21:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mehaj takim emocionues me djemtë e FSK-së: Me ta, atdheu
Armend Mehaj me anëtarët e FSK-së


Pas largimit nga posti i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim përshëndetës me ushtarët e FSK-së për të cilët thotë se janë më të zotët e më të mirët që ka vendi.

Në një postim në Facebook, Mehaj shkruan se përdersa janë ata, “atdheu është i sigurt”.

“Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika.Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri. Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë.Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt”, ka shkruar ai.

Mehaj u lagrua nga posti i Ministrit të Mbrojtes për të qëndruar pranë familjes, pasi gruaja e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë.


Video