Një oficer i ushtrisë gjermane është arrestuar këtë të mërkurë për spiunazh te Rusia, njoftoi Zyra e Prokurorit Federal gjerman.
Oficeri Thomas H. punonte në zyrën e prokurimit të Shërbimit Federal për Pajisjet dhe Informacionin përgjegjës për pajisjen e forcave gjermane dhe besohet se ka kontaktuar vazhdimisht me ambasadën ruse në Berlin dhe Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Bon prej muajit maj, duke i ofruar bashkëpunim me iniciativën e tij.
Në këtë mënyrë dyshohet se ai i ka dorëzuar palës ruse informacione te të cilat kishte akses për shkak të pozicionit të tij në forcat e armatosura gjermane. Qëllimi përfundimtar ishte kalimi i informacionit tek shërbimet e inteligjencës ruse.
Hetimet u kryen në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Federal të Kundërzbulimit Ushtarak dhe Shërbimin Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa për oficerin u lëshua një urdhër arresti më 27 korrik.
Më 9 gusht, Thomas H. u soll para hetuesisë dhe tani ndodhet në paraburgim. Akuzat me të cilat përballet janë deri në 10 vjet burg.