Dyshohet se vrau tifozin e AEK-ut në mes të Athinës, autori 19-vjeçar kapet rrugës për në Shqipëri

8 August 2023, 18:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dyshohet se vrau tifozin e AEK-ut në mes të Athinës, autori
Është arrestuar në Kakavijë 19-vjeçari kroat i dyshuar si autor i vrasjes së tifozit grek ditën e djeshme në Athinë.

Kroati është kapur teksa udhëtonte me autobus në tentativë për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ai dyshohet se është pjesë e grupit të tifozëve ultras të Dinamo Zagreb që u përfshinë ditën e djeshme në përleshje të dhunshme me tifozët e AEK, ku mbeti i vdekur 29-vjeçari M.K., në lagjen Nea Filadelfia.

Rreth 150 tifozë kroatë ishin nisur me autobuzë, ndërsa ishte policia e Malit të Zi ajo që kishte paralajmëruar e para autoritetet greke dhe ato shqiptare për rrezikshmërinë e situatës.

19-vjeçari i arrestuar është dërguar në stacionin policor të Janinës.


Video