Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu njoftoi sot se ministri i i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj kishte kërkuar dorëheqjen për arsye familjare.
Kryeziu tha se Mehaj kërkoi largimin nga detyra pasi gruaja e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe i duhet kujdes e trajtim i veçantë.
Zëdhënësi i qeverisë tha se Mehaj ka vendosur të jetë pranë familjes në këtë kohë duke u kujdesur për gruan e sëmurë së bashku me tre vajzat e tij.
“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, deklaroi Kryeziu.
Si ministër i ri i Mbrojtjes së Kosovës tashmë do të shërbejë Ejup Maqedonci.