
Një rrjet pedofilësh është shkatërruar nga autoritetet në Australi me mbi 12 persona të akuzuar për një sërë krimesh seksuale.
Zyrtarët thanë këtë martë se 19 persona janë arrestuar me plot 138 akuza si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar pedofilësh.
"Ne dyshojmë se këta burra ishin anëtarë të një rrjeti teknologjikisht të sofistikuar të abuzimit të fëmijëve në internet që vepronte në të gjithë vendin", tha për mediat komandanti i Policisë Federale Australiane Helen Schneider.
Dy nga të dyshuarit tashmë janë dënuar, sipas autoriteteve.
Të dënuarit do të kryejnë përafërsisht 15 vjet burg në Territorin e Kryeqytetit Australian dhe pesë vjet në Uellsin e Ri Jugor.
Nga operacioni u shpëtuan 13 fëmijë, por rrethanat nuk janë bërë publike.
Hetimi australian filloi pas një përplasjeje fatale mes agjentëve të FBI-së dhe një të dyshuari amerikan të lidhur me grupin kriminal.
Agjentët specialë të FBI-së, Daniel Alfin dhe Laura Schëartzenberger u vranë në vitin 2021 ndërsa po përpiqeshin të ekzekutonin një urdhër kërkimi për pornografi për fëmijë në Florida.
I dyshuari David Lee Huber, qëlloi me pushkë nga pas derës dhe vrau dy agjentët, si dhe plagosi tre të tjerë. Më pas ai e ktheu armën dhe vrau veten.