Mediat: Rusia humb një tjetër avion “spiun”, e qëlluan vetë gabimisht

23 Shkurt 2024, 19:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avioni rus model A-50

Një avion i ushtrisë ruse i modelit “A-50”, raportohet se është rrëzuar mbrëmjen e sotme në qytetin Krasnodar, në jug të Rusisë.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara në kanalet ruse të telegramit, avioni i pajisur me satelitë që shërben për skanimin e zonës së luftës dhe mbledhjen e informacionit, është qëlluar gabimisht nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore.

Një aviontë tillë, Rusia e humbi pak javë më parë pasi u qëllua nga sistemet raketore ukrainase.

Raportohet se po ditën e sotme, së bashku me avionin “A-50” është qëlluar gabimisht edhe një avion bombardues “Il-22”, megjithatë mbetet e pakonfirmuar.

Shpesh këta avionë fluturojnë bashkë, pasi njëri mbledh koordinatat për t’i transmetuar më pas te avioni bombardues në mënyrë që të kryerjë goditjet.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet kur një objekt i paidentifikuar bie nga qielli pranë qytetit rus.


Video