Bosi famëkeq i organizatës mafioze Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro është në gjendje kome të pakthyeshme, raportojnë mediat italiane.
Denaro ndodhet i shtruar në repartin e të burgosurve në spitalin e në L’Aquila, pasi shëndeti i tij është përkeqësuar ditët e fundit. Ai vuan nga kanceri në pankreas.
I njohur me pseudonimin “Diabolik”, Denaro u vu në pranga në fillim të këtij viti në Itali. Prej 30 vitesh ai kishte jetuar i fshehur në Palermo duke përdorur dhe një identitet të rremë.
Denaro thuhet se ka shërbyer si vrasës i Cosa Nostra-s, në koëhën kur kjo organizatë mafioze ishte tepër e pushtetshme në Itali dhe se ka kryer një numër të madh ekzekutimesh.
Mjekët kanë deklaruar se sot në mbrëmje do t’i shkëpusin aparatet që e mbajnë në jetë.