"Mahmut, mos u ngut", nisma e veçantë e Kosovës për të ndërgjegjësuar shoferët: Filloretë s'ke hyp në raketë

25 July 2022, 16:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mahmut, mos u ngut", nisma e veçantë e Kosovës
Tabelat sensibilizuese

Qeveria e Kosovës ka menduar një nismë kreative për të gjithë shoferët e pabindur. 

Gjatë autostradës “Ibrahim Rugova” nga Kukësi në Prishtinë janë vendosur tabela për sensibilizimin e shoferëve për shmangien e aksidenteve, duke përdorur me finesë edhe humorin. Me anë të shprehjeve të ndyshme, u bëhet thirrje shoferëve që të ulin shpejtësinë, apo të vendosin rripin e sigurisë.

“Relaks o Ragip, lidhe qat rrip”; “Relaks Mahmut, mos u ngut”, “Relaks oj Arbëresh, mos u qo peshë”, “Relaks Hana, po të pret nana”; "Relaks o Baton le at' telefon", thuhet në disa prej tyre.



Video