Treni përplas për vdekje 24-vjeçarin shqiptar në Itali

23 July 2022, 22:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Treni përplas për vdekje 24-vjeçarin shqiptar në Itali
Ilustrim

Një aksident në linjën Verona-Padova i ka marrë jetën një të riu shqiptar. I riu po kalonte shinat, rreth orës 11:20 të ditës së sotme, kur është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero. Vdekja është konstatuar nga mjeku i dërguar në vendin e ngjarjes.

Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të konstatojnë faktet. Nuk dihet ende nëse ka qenë një aksident apo, një akt vetëvrasje e 24-vjeçarit.


Video