Bombardimet në Odesa, Zelenskiy: Rusia gjen gjithnjë një mënyrë për të mos mbajtur premtimet

23 July 2022, 16:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bombardimet në Odesa, Zelenskiy: Rusia gjen gjithnjë një

Bombardimet ruse në Portin e Odesës vënë në pikëpyetje nëse Moska do t’i qëndrojë angazhimit për të lejuar eksportet e grurit nga ana e Ukrainës, çka do të zbuste krizën ushqimore që ka shpërthyer në shumë vende.

Pas këtyre bombardimeve, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksiy ka reaguar. Ai thotë se akti tregon se Rusia do të gjejë mënyrën për të mos zbatuar marrëveshjen e arritur rme ndërmjetësimin e OKB-së dhe të Turqisë.

“Kjo provon vetëm një gjë: pavarësisht se çfarë Rusia thotë dhe premton, ajo do të gjejë një mënyrë për të mos e mbajtur atë premtim”, tha Zelenskiy përmes një videoje të postuar në Telegram.

Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen nga bombardimet ruse në Odesa, ndërsa bombardimet janë rikthyer edhe në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Ofensiva ruse pason deklaratën e Sergey Lavrov, që tha se armët perëndimore kanë ndryshuar strategjinë ruse në Ukrainë, që tashmë nuk përqëndrohet vetëm në rajonin e Donbasit.


Video