Alienët apo fundi i botës? Drita misterioze e madhe që frikësoi australianët (FOTO)

22 July 2022, 17:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alienët apo fundi i botës? Drita misterioze e madhe që
Drita misterioze në Australi

Banorë të shumtë të një qyteze në Australi kanë qenë dëshmitarë të një drite misterioze rozë që ndriçoi qiellin gjatë natës. “A erdhi fundi i botës?”, ishte kjo pyetja që ata ngritën menjëherë sa panë dritën.

Një grua tha për BBC se në ato momente po ruante qetësinë duke u thënë fëmijëve të saj se nuk po ndodhte asgjë, por thellë brenda vetes tregon se kishte frikë dhe po pyeste vazhdimisht se çfarë po ndodhte
“Çfarë është kjo? Fundi i botës, një pushtim nga alienët apo një asteroid?”, ishin hamendësimet fillestare, tregon zonja Tammy Szumovski nga Mildura në veri të Viktorias.

Gjithashtu shton se gjatë kohës kur ndodhi fenomeni, sa i çuditshëm aq dhe misterioz, ishte në një telefonatë me prindërit që i thonin se po konsumonin darkën.

“Babai tha se bëj mirë të përfundoj së ngrëni pasi botës po i vjen fundi, ndërsa mamaja ia ktheu: Çfarë rëndësie ka të përfundosh së ngrëni kur botës i ka ardhur fundi”, shpjegon Szumovski.



Video