Lufta, protestuesit pushtuan vilën prej 25 milionë paundë të oligarkut rus në Britani

14 March 2022, 12:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta, protestuesit pushtuan vilën prej 25 milionë paundë të
Rezidenca i përket familjes së Oleg Deripaska

Protestuesit pro-ukrainas pushtuan sot një shtëpi prej 25 milionë paundë në Belgravia, në pronësi të një oligarku rus, disa ditë pasi miliarderi i naftës u “godit” me sanksione.

“Prona është çliruar”, kjo ishte pankarta të cilën varën mbi pronën e miliarderit rus.

Rezidenca i përket familjes së Oleg Deripaska, një nga shtatë oligarkët që i’u vendosën sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar për shkak se konsideroheshin “njerëzit e Putin”.

 


Video