‘Lista Serbe’ dorëzon mandatet, deputetët serbë largohen nga kuvendi i Kosovës

7 November 2022, 10:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Lista Serbe’ dorëzon mandatet, deputetët serbë

Partia “Lista Serbe” ka dorëzuar ditën e sotme mandatet e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Sipas Klan Kosovës, lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Të shtunën me 5 nëntor, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se serbët do të dorëhiqeshin nga institucionet qëndrore dhe lokale të Kosovës në shenjë proteste kundër marrëveshjes për targat.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ditën e djeshme, pati dorëheqje massive nga kryetarët e komunave me shumicë serbe ne veri të Kosovës të cilët pasi dorëzuan dorëheqjen, mbajtën një protestë në orën 12:00, ndaj së cilës u përgjigjën edhe një numër i madh shqiptarësh që mbushën rrugët me flamuj kuqezi.

Po ashtu, pos Listës Serbe, detyrën e kanë lanë edhe serbë të cilët punonin si zyrtarë policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, po ashtu edhe në pikat kufitare.

 


Video