Muzeu i Artit Islamik në Katar do të rihapë dyert e tij për publikun pas 18 muajsh mbyllje për shkak të rikonstruksionit që iu nënshtrua.
Ky lajm vjen menjëherë përpara se Katari të presë Kupën e Botës në fund të këtij viti, ku turneu pritet të sjellë më shumë se një milion tifozë në vend.
Drejtoresha e muzeut, Julia Gonnella foli për agjencinë e lajmeve Reuters në një ngjarje mediatike një ditë para rihapjes zyrtare.
“Muzeu i Artit Islam është një nga muzetë më mahnitës dhe të bukur në botë, edhe para rihapjes, më duhet të them, ai ka një arkitekturë të mrekullueshme, e cila qëndron midis Dohas së vjetër dhe Dohas së re dhe lidh të kaluarën me të tashmen”.
Por përse duhet që të vizitohet ky muze?
“Mendoj se ky është vendi ideal për të shfaqur botën islame nga një perspektivë tjetër përveç xhihadit dhe martirëve, luftës dhe problemeve, e shihni, sepse bota islame është shumë e madhe dhe e bukur, ka një histori të mahnitshme dhe mendoj se ne tani kemi mundësinë për ti shfaqur të gjitha këto”.
Katari ka një popullsi prej 2.8 milion prej të cilëve 380,000 janë shtetas të Katarit dhe pret një fluks të paprecedentë prej 1.2 milion vizitorësh në fund të këtij viti gjatë Kupës së Botës.