Lideri çeçen sulmon zëdhënësin e Putin: Na përdorët në Ukrainë si xhihadistë

7 April 2022, 15:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lideri çeçen sulmon zëdhënësin e Putin: Na
Ramzan Kadyrov ka sulmuar ashpër zëdhënësin e Kremlinit, Dimitry Peskov

Marrëdhëniet mes të besuarëve të Putinit dhe bashkëpuntorëve të tij kanë filluar të krisen. Së fundmi lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ka sulmuar ashpër zëdhënësin e Kremlinit, Dimitry Peskov.

Ai e ka akuzuar atë për pabesi, duke pretenduar se është pikërisht ai që ka komplotuar për të marrë kontrollin e elitës së sigurisë ruse.


“Shkalla e prioriteteve të vendosura nga Peskov është e papranueshme dhe ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, tha ai, duke shtuar se i kanë përdorur luftëtarët çeçen si xhihadistë në luftën me Ukrainën.

Gjithashtu ai tha se Peskov nuk kishte arritur që ta uronte atë për gradimin e gjeneral-letnant, gradë të cilën e kishte marrë nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin.

Peskov ka vite me Putinin, i përket rrethit më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij dhe deri më tani askush nuk e ka sulmuar kështu. Kadyrov kritikoi gjithashtu edhe Vladimir Medinsky, kreun e delegacionit të Kremlinit në bisedimet me Ukrainën , lidhur me njoftimin e tij për tërheqjen nga rajoni i Kievit. Kadyrov sugjeroi që goja e Medinskit të mbyllej me shirit.

Times e Londrës citon një sinjalizues nga shërbimet ruse të sigurisë, i cili pretendon se Kadyrov, i pushtuar nga lufta, guxoi të diskreditonte krerët e këtyre shërbimeve. Dhe ai beson se nuk është e pamundur që Putini ta lejojë atë të marrë përsipër një pjesë të atyre punëve. Tatjana Stanovaja nga qendra e Carnegie Moskës nuk e konsideron realiste.

“Problemi i Kadyrov është për Kremlinin, po. Por Putini thjesht duhet ta ftojë atë në Kremlin dhe t’i thotë se ka vija të kuqe që ai nuk mund t’i kalojë. Ai është i zënë me gjëra të tjera tani. Ndërsa Putini është i fortë, nuk është një problem i madh për të”, tha ajo.

 


Video