Një tjetër histori e trishtuar vjen nga Ukraina. Rreth orës 11:00 të datës 17 mars, Yuriy Nechyporenko dhe babai i tij Ruslan, po shkonin me biçikletë për në ndërtesën e administratës së Bucha ku po shpërndaheshin ndihma.
Energjia elektrike, gazi dhe uji ishin ndërprerë dhe gjërat thelbësore ishin në mungesë në qytet, një nga të parët që u pushtua nga forcat ruse, më 24 shkurt ndërsa përparonin drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Yuriy dhe babai i tij shpresonin të merrnin disa ilaçe dhe ushqim. Yuriy tha se një ushtar rus e ndaloi atë dhe babain e tij në rrugën Tarasivska. Ata ngritën menjëherë duart.
Duke folur për BBC në telefon së bashku me nënën e tij, Alla, 14-vjeçari dha rrëfimin e tij për atë që ndodhi më pas. “Ne u thamë se nuk mbanim armë dhe se nuk përbënim ndonjë rrezik”, tha ai.
"Pastaj babai im ktheu kokën nga ana ime, dhe atëherë ai u qëllua ... Ai u qëllua dy herë në gjoks, pikërisht aty ku është zemra. Pastaj ai ra", tha 14 vjeçari.