Kush është kryeqyteti i parë në botë me transport publik elektrik

14 October 2022, 23:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është kryeqyteti i parë në botë me transport
Autobusi

Oslo është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeqyteti i parë në botë me një sistem transporti publik tërësisht elektrik. Ky është synimi i bashkisë së kryqytetit norvegjez  për fundin e vitit 2023.

Zëvendësimi i autobusëve me naftë me 450 elektrikë sipas Sirin Stav, nënkryetare e bashkisë,  përgjegjëse për mjedisin dhe transportin, do të kursejë  mjaft para për një afat të gjatë kohor.

“Ndryshimet klimatike po ndodhin dhe ne duhet të reduktojmë emëtimet.Kjo është arsyeja pse Oslo po elektrizon të gjithë transportin publik deri në fund të vitit të ardhshëm duke na bërë ndoshta kryeqytetin e parë në botë që ka një transport publik plotësisht me emetime zero. Ne po bëjmë të gjithën këtë për të ulur emetimet, për të reduktuar zhurmën dhe për ta bërë ajrin më të pastër në mënyrë  që qyteti të jetë më i mirë për të gjithë.”

Ajo inkurajon qytetet e tjera të ndjekin shembullin e Oslos. Përveç autobusëve elektrikë të cilët janë 5% më të lirë se ata që janë me naftë, qyteti me 700,000 banorë ka elektrizuar tashmë shumicën e trageteve që qarkullojnë.


Video