‘Shpirti binjak’ politik i Truss/ Jep dorëheqje ministri i Financave në Angli

14 October 2022, 13:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Shpirti binjak’ politik i Truss/ Jep dorëheqje ministri i
Në foto: Ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Kwasi Kwarteng

Jep dorëheqje ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Kwasi Kwarteng. Dorëheqja vjen në mes të spekulimeve që Truss do të shpallë sot një kthesë në mini-buxhet.

Kwarteng cilësohet si ministri më ‘jetëshkurtër’ në këtë detyrë, ndërsa u përshkrua si një ‘shpirt binjak’ politik i kryeministres Liz Truss. Ministri me shërbimin më të shkurtër, Iain Macleod, vdiq nga një atak në zemër 30 ditë pasi mori detyrën në vitin 1970.

Që nga viti 2019, Mbretëria e Bashkuar ka pasur katër ministra, duke përfshirë Nadhim Zahawi, i cili shërbeu mandatin e tretë më të shkurtër me 63 ditë gjatë një riorganizimi jetëshkurtër nën Boris Johnson, dhe Sajid Javid që shërbeu 204 ditë – mandati i katërt më i shkurtër.


Video