Kremlini e lidh me Ukrainën sulmin që shkaktoi viktima masive në Moskë: Kishin kontakte me ukrainasit

23 March 2024, 11:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kremlini e lidh me Ukrainën sulmin që shkaktoi viktima masive në

Katër sulmuesit që kryen masakrën e Moskës kishin planifikuar të arratiseshin drejt Ukrainës. Kështu thotë Shërbimi Rus i Sigurisë, FSB, në një deklaratë ditën e sotme.

Autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona, mes të cilëve edhe 4 autorët e masakrës në qendrën e koncerteve në Moskë.

Agjencia ruse e sigurisë informon se sulmuesit të cilët u arrestuan në rajonin e Bryansk mëngjesin e sotëm "kishin synim të kalonin në Ukrainë" dhe kishin "kontakte me palën ukrainase". Ata u transportuan në Moskë.

Nga sulmi terrorist ndaj popullsisë civile mbetën të vrarë të paktën 93 persona dhe mbi 100 të plagosur.


Video