Kosovarët “masakrojnë” gazetarin e njohur pasi kërkoi të mbahen homazhe në Prishtinë për viktimat e Hamas (FOTO)

10 October 2023, 17:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosovarët “masakrojnë” gazetarin e njohur pasi kërkoi
Foto ilustruese

Gazetari Ridvan Berisha është sulmuar me fjalë të ulëta në facebookun e tij, pasi ka njoftuar se do të organizojë homazhe për viktimat izraelite të sulmit terrorist të Hamasit.

Berisha, përmes një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët të ndezin qirinj ditën e nesërme në Prishtinë, por ky gjest nuk është pritur mirë nga disa komentues.

“Sa po të paguajnë jahuditë o qafir”, i shkruan dikush. Ndërsa një tjetër komentues i thotë se uron që gazetarit “ti dalë shpirti e ta vrasë Hamasi”.

Jo vetëm në Kosovë, në shumë qytete evropiane, SHBA, Australi dhe Kanada, komunitetet myslimane, palestinezë dhe të tjerë me origjinë nga vendet arabe janë çuar ditët e fundit në protesta-festë, për sulmet e Hamas ndaj Izraelit.

Kosovarët “masakrojnë” gazetarin e njohur pasi kërkoi
Komentet në postimin e gazetarit

Mesazhi i postuar nga gazetari:

Miq,

Kudo qe jeni!

Një grup vullnetarësh kemi organizuar ndezje qirinjsh për të nderuar viktimat civile hebreje të sulmit terrorist të Hamasit, një organizate kjo e ngjashme sikurse ISIS që po shkakton vrasjen në masë të civilëve.

Aktiviteti mbahet të enjten në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Jeni të mirëpritur që të nderojmë viktimat e po ashtu të lutemi së bashku për paqe!

Kosovarët “masakrojnë” gazetarin e njohur pasi kërkoi
Gazetari Ridvan Berisha


Video