Izraeli godet edhe djalin e Khameneit, që u vendos Udhëheqës Suprem në Iran në vend të babait: Por është ende gjallë

7 Mars 2026, 19:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autoritetet izraelite besojnë se Mojtaba Khamenei, një nga djemtë e udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili zëvendësoi të atin si udhëheqësi i ri suprem, është plagosur, por ende gjallë raporton Times of Israel .

Më 3 mars, pas vrasjes së Khameneit, Asambleja e Ekspertëve të Iranit zgjidhi djalin e tij, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare.

Vendimi u mor nga 88 anëtarët e saj pasi selia e Asamblesë së Iranit u godit nga një sulm ajror izraelito-amerikan.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me Axios se beson se përfshirja e tij personale në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit është e nevojshme, duke përmendur si shembull përvojën e tij me Venezuelën.

Trump kritikoi kandidatin kryesor për trashëgiminë, Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei, duke e quajtur atë “të papranueshëm” për Uashingtonin.

Ai paralajmëroi se zgjedhja e tij mund të çojë Shtetet e Bashkuara përsëri në konflikt brenda pesë vjetësh, nëse ndjek të njëjtat politika si babai i tij.


Video