Britania ndryshon mendje, i lë bazat Amerikës për t'i përdorur kundër Iranit: Dërgon në ndihmë dhe helikoperët

7 Mars 2026, 19:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtetet e Bashkuara kanë nisur të përdorin bazat ushtarake të Britanisë së Madhe për “operacione specifike mbrojtëse që synojnë të pengojnë Iranin të lëshojë raketa në rajon”. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Londrës përmes një postimi në platformën X.

Njoftimi vjen pas disa ditësh ankesash nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me atë që ai e ka cilësuar si bashkëpunim të pamjaftueshëm nga ana e aleatit britanik.

Sipas komunikatës, Mbretëria e Bashkuar ka dërguar gjithashtu një helikopter Merlin në rajon për të forcuar aktivitetet e mbikëqyrjes. Ndërkohë, avionët Typhoon dhe F-35 të Forcave Ajrore Mbretërore vazhdojnë të patrullojnë hapësirën ajrore mbi Qipro, Jordani dhe Katar.


Video