Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Izraeli ka shpallur gjendjen e luftës, ndërsa një kolonë tankesh ka shkuar drejt Gazës.
Mediat e huaja raportojnë se ka përleshje me militantët e Hamasit në kufi, ndërsa ushtria izraelite thotë se kanë goditur 500 objektiva të Hamasit.
Deri më tani raportohet për mbi 700 viktima izraelite, si edhe 2500 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, në frontin palestinez ka 436 viktima dhe 2270 të plagosur.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në një konferencë për shtyp thanë se ka ende militantë të Hamasit që luftojnë në 7 ose 8 lokacione në jug të Izraelit. Izraeli thotë se "shumica" e pikave të depërtimit nga Gaza në Izrael janë mbyllur, kryesisht me tanke