Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës dhe arit

9 October 2023, 08:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës dhe arit

Persona të armatosur nga grupi palestinez Hamas hynë në Izrael në një sulm të paprecedentë të shtunën, ndërsa vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, dënuan sulmin dhe premtuan mbështetje për Izraelin.

Rritja e rrezikut gjeopolitik ka sjellë blerje në masë të arit dhe dollarit amerikan, por edhe të naftës, prodhimi i së cilës u vu në dyshim pas nisjes së tensioneve në rajon.

“Ky është një shembull i mirë se pse njerëzit kanë nevojë për arin në raste të tilla. Është një mbrojtje e përsosur kundër trazirave ndërkombëtare,” tha Peter Cardillo, kryeekonomist në Spartan Capital Securities. “Sa herë që ka trazira ndërkombëtare, dollari forcohet,” tha ai.

Çmimi i naftës u rrit më shumë se 4 dollarë për fuçi me hapjen e tregut në Azi para disa orësh, ndërsa ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Arabia Saudite, si një nga prodhuesit kryesorë, lidhur me konfliktin.


Video