Izraeli s’gjen qetësi, raportohet për përplasje me armë pranë Jeruzalemit (Video)

8 October 2023, 18:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izraeli s’gjen qetësi, raportohet për përplasje me
Të shtëna me armë në Abu Dis, pranë Jeruzalemit

Përplasje me armë raportohet në fshatin Abu Dis pranë Jeruzalemit, ndërsa Izraeli vijon të jetë nën sulmet e terroristëve të Hamasit.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen të shtëna me armë, teksa qytetarët largohen të tmerruar nga rruga.

Abu Dis është një fshat palestinez me popullatë përgjithësisht myslimane.

Siç raportojnë mediat e huaja, anëtarët e Hamas dyshohet se kanë arritur të infiltrohen në disa qytete, ndërsa njëkohësisht i kanë bërë thirrje popullsisë palestineze që të luftojnë kundër izraelitëve.


Video