Ishte zhgënjyer nga i dashuri: I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ndërtesa. E reja i jep fund jetës tragjikisht

21 Nëntor 2022, 22:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
31-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 31 vjeçarja Marianna Vlachopanou është gjetur e vdekur pranë një vendi jo shumë larg shtëpisë së saj. Trupi i saj i pajetë u gjet i djegur. Mediat greke raportojnë se dyshimet kryesore janë se 31 vjeçarja i kishte vënë flakën vetes duke u vetëvrarë.

Më herët, motra e viktimës tha për mediat vendase se 31 vjeçarja kishte lënë të gjithë gjërat e saj në shtëpi dhe u largua duke marrë me vete vetëm celularin. Ajo zbuloi se në shtëpinë e shoqes së motrës së saj, ishte gjetur një shënim ku zbulohet se e reja kishte pasur një zhgënjim nga i dashuri i saj.

Një tjetër nga skenarët që po hetohet nga policia është dyshimi se e ndjera i ka vënë flakën vetes dhe menjëherë më pas është hedhur nga një lartësi e madhe.

Video