"Të gjithë mund të vdesin", Vuçiç iu flet serbëve: Jemi në prag të konfliktit me Kosovën

21 Nëntor 2022, 20:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është drejtuar me një fjalim kombit të tij pas kthimit nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, ku deklaroi se do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen.

Vuçiç thotë se do të bisedojë me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviç. Ai shton më tej se e di që serbët janë të ngopur dhe të gjithë janë të gatshëm të vdesin për vendin e tyre, por sipas tij, jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

"Kemi marrë informacionet më të fundit pak më parë. Situata është e vështirë, në prag të konfliktit, fjalë për fjalë, dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për ne dhe ata duhet ta kuptojnë këtë." thotë Vuçiç

Presidenti serb kërkoi edhe një herë nga bashkësia ndërkombëtare që të ndikojë te Kurti dhe të tjerët në Prishtinë vetëm për të ruajtur paqen.

Video