Rusët sulmojnë Zaporizhzhian, dëmtohet centrali bërthamor

20 Nëntor 2022, 14:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Firma e energjisë bërthamore e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse se ka bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe ka goditur objektet e saj të infrastrukturës të paktën 12 herë në mëngjes.

Energoatom tha se Rusia edhe një herë po “vë në rrezik të gjithë botën”.

Kompania tha në Telegram se lista e pajisjeve të dëmtuara tregonte se sulmuesit “shënjestuan dhe çaktivizuan saktësisht infrastrukturën që ishte e nevojshme për rifillimin e njësisë së 5-të dhe të 6-të të energjisë” dhe rivendosjen e prodhimit të energjisë për nevojat e Ukrainës, shkruan Al Jazeera. 

Operatori rus i energjisë bërthamore Rosenergoatom fajësoi Kievin për granatimet, ndërsa ushtria e quajti atë një “provokim”.

Video