Tre ditë më parë takoi Vjosa Osmanin, presidenti austriak rezulton me COVID-19

19 November 2022, 22:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre ditë më parë takoi Vjosa Osmanin, presidenti austriak
Vjosa Osmani dhe presidenti austriak

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka rezultuar pozitiv me koronavirus, tri ditë pasi takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti austriak përmes një postimi në Twitter tha se pas disa simptomave, sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Unë dola pozitiv për COVID-19 sot dhe nuk do të zhvilloj asnjë takim për momentin. Pas simptomave, një test PCR konfirmoi dyshimin për infeksionin me COVID”, tha ai.

Van der Bellen tha se aktualisht është mirë me shëndet, por punën do ta vazhdojë nga shtëpia.

Kujtojmë se Osmani u prit nga Van der Bellen tri ditë më parë në pallatin Hofburg në Vjenë.


Video