Hetoi krimet e luftës në Kosovë, do të hetojë dhe Donald Trumpin/Kush është prokurori Jack Smith

18 November 2022, 22:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hetoi krimet e luftës në Kosovë, do të hetojë dhe
Jack Smith

Jack Smith, prokuror karriere i cili ka hetuar krimet e luftës në Kosovë, është emëruar si këshilltar special për të mbikqyrur hetimet ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Ai do të shqyrtojë akuzat e ngritura ndaj Trump për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara të SHBA-së, një pjesë e të cilave u gjetën në rezidencën e Donald Trump të cilat ky i fundit i kishte marrë me vete pas largimit nga Presidenca.

Po kështu, prokurori Smith do të shqyrtojë edhe rolin e Donald Trump për ngjarjen e 6 Janarit kur mbështetës të Trump sulmuan Capitol Hill.

Caktimi i prokurorit të krimeve të luftës për të shqyrtuar akuzat ndaj ish-Presidentit amerikan u njoftua nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së. Sipas tij, ardhja e prokurorit Jack Smith është në interesin publik pasi Donald Trump njoftoi se planifikon të kandidojë sërish për President të SHBA.

Jack Smith ka qenë së fundmi prokuror për krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.


Video