'Jemi të trembur'/ Dëshmia tronditëse e 21-vjeçarit: Jam përdhunuar nga prifti për 9 vite

18 November 2022, 10:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Jemi të trembur'/ Dëshmia tronditëse e

Një procedim penal ka nisur ndaj një prifti në Itali të akuzuar për abuzim. “Jam dhunuar nga mosha 9 deri në moshën 18 vjeçare”, ky është rrëfimi tronditës i një 21-vjeçari në policinë e Sirakuzës.

Djali ka drejtuar gishtin drejt një famulltari në qytetin e tij, Francofonte dhe e akuzuar për abuzim të vazhdueshëm sekusual gjatë viteve të rritjes, Peshkopi tashmë ka nisur një hetim të brendshëm dhe e ka përcjellë dosjen në Romë.

“Jemi të trembur, komuniteti i Frankofontes është i tronditur. Ftoj prokurorin ta sqarojë çështjen, duke besuar tek Drejtësia dhe tek peshkopi për një qëndrim të qartë për këtë çështje”.

Kështu kryebashkiaku i Francofonte Daniele Lentini ka dashur të tregojë afërsi dhe solidaritet me bashkëqytetarin e ri që ka paraqitur ankesën. Prifti, tashmë në pension, është banor i Dioqezës së Sirakuzës pa asnjë detyrë./TG Com


Video