Tërmet i fortë ‘shkund’ Indonezinë/ Shkon në 56 numri i viktimave, mbi 700 të plagosur (Video)

21 Nëntor 2022, 13:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 56 njerëz, raportojnë mediat e huaja. Raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 ballë.

Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar”, tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java.

Mediat e huaja flasin për më shumë se 700 të plagosur. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta, ku shumë njerëz dolën në rrugë dhe ndërtesat u tronditën për më shumë se tre minuta.

Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021. Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.

Video