Ish-diplomati amerikan: Kurti i bëri një dhuratë të çmuar Vuçiçit me moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

25 March 2022, 17:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-diplomati amerikan: Kurti i bëri një dhuratë të

Ish-diplomati amerikan, i cili është edhe njohës i mirë i politikave në Ballkan, Edward P. Joseph deklaron se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gaboi me vendimin që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Albin Kurti bëri një gabim mbi të drejtën e qytetarëve serbë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet serbe. Një dhuratë e bërë me porosi për regjimin e Aleksandar Vuçiçit, e cila vjen pikërisht në kohën kur është nën vëzhgimin e BE-së për besnikërinë e tij ndaj Moskës”, ka shkruar ai në Tëitter.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se Lista Serbe dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e kanë pezulluar punën në institucionet e Kosovës derisa të kthehet në postin e saj Liliana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për pjesëmarrje në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Gjatë protestës së serbëve në Mitrovicë të Veriut nuk ka pasur fjalime, ndërsa njoftimin për pezullimin e punës në insititucionet e Kosovës Rakiç e tha për mediat, pas protestës.

Serbët e Kosovës kanë protestuar në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë afër Prishtinës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Kosovë, kishin shprehur shqetësime për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e së premtes.


Video