Erdogan: Ukraina dhe Rusia kanë mirëkuptim për katër çështje nga gjashtë

25 March 2022, 15:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdogan: Ukraina dhe Rusia kanë mirëkuptim për katër
Presidenti turk, Recep Tayipp Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayipp Erdogan deklaroi se Rusia dhe Ukraina duket se kanë gjetur një mirëkuptim për disa çështje që lidhen me luftën që vijon prej 1 muaj.

Ai tha se mirëkuptimi duket për 4 tema, por nuk ka zbuluar detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

“Ka 6 tema të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi Erdogan.

Ushtria ruse nisi sulmin e saj më 24 shkurt në territorin ukrainas, duke e cilësuar një ‘operacion special’.

 


Video