Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar sot për nënshkrimin e një marrëveshjeje madhore për gazin natyror të lëngshëm.
Kjo është një përpjekje e radhës për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse.
Marrëveshja do të mundësojë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë, të njohur si LNG, deri në fund të vitit.
Blloku tashmë ka njoftuar se do të reduktojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme. Marrëveshja u njoftua edhe të premten gjatë vizitës tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel.