Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sot është ditë zie në Kosovë, në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila humbi jetën të mërkurën në moshën 84-vjeçare.
Me vendim të Presidentes Vjosa Osmani, flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Albright, e cila udhëhoqi diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë, konsiderohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që NATO të ndërhynte mbi ushtrinë serbe, gjë që çoi në çlirimin e Kosovës.