Irani sulmon aeroportin e Azerbajxhanit

5 Mars 2026, 10:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një sulm me dron ka goditur zonën e Aeroportit ndërkombëtar të Nakhçivanit një enklavë e Azerbaixhanit, në kufi me Iranin dhe Turqinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Trend, droni me origjinë nga territori iranian u rrëzua në një ndërtesë aeroporti dhe shpërtheu pranë shkollës së mesme në fshatin Shakakabad, në rajonin Babek.

Zjarrfikësit dhe ambulancat ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet lokale po vlerësojnë pasojat e incidentit dhe situatën në zonën e prekur.

Videot nga vendi i goditjes tregojnë dëme të mëdha dhe re tymi të zi. Agjencia e lajmeve qeveritare azerbajxhanase APA raportoi, duke shtuar se dronë të tjerë u rrëzuan "në vende të tjera" në vend, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit thirri ambasadorin iranian pas sulmit.


Video