
Rusët nuk po avancojnë dot në Ukrainë në të gjitha frontet ku kanë nisur ofensivën dhe trupat nuk kanë lëvizur më tej drejt Kievit që nga java e kaluar, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Rusët kanë lëshuar më shumë se 1100 raketa, por mund të përballen me disa “çështje të inventarit”, tha zyrtari. Disa raketa kanë dështuar të lëshohen, disa kanë dështuar të shpërthejnë dhe të gjitha këto janë kosto.
Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të konfirmojnë, apo hedhin poshtë pretendimin e Rusisë se ka përdorur një raketë hipersonike, duke shtuar se nuk ishte e qartë pse raketa do të ishte e nevojshme, por se rusët mund të kenë pasur mungesë të raketave me precizion, ose kanë dashur të dërgojnë një mesazh.
Zyrtari tha se kishte pasur një rritje të aktivitetit detar në Detin e Zi, i cili besohej se përfshinte disa granatime rreth portit të Odesës. Por kjo nuk do të thotë se një sulm në qytet ishte i pashmangshëm, tha zyrtari.