A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ushtria e Rusisë ka sulmuar portin më të madh të Ukrainës, Odesa. Këtë e kanë konfirmuar autoritetet ukrainase. Sipas BBC, forcat detare ruse në Detin e Zi, kanë bombarduar disa ndërtesa banimi në periferi të qytetit.
Është hera e parë që goditet ndërtesa atje. Një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale tha se nuk kishte viktima. Marina ruse ka bllokuar Odesën, e cila shihet si një objektiv kryesor strategjik dhe simbolik për Rusinë.