Sulmi me dronë drejt Izraelit, Netanjahu: I ndalëm! Irani: Përgjigja do të jetë 'më e fortë' nëse Izraeli kundërpërgjigjet

14 April 2024, 08:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi me dronë drejt Izraelit, Netanjahu: I ndalëm! Irani:
Irani lëshon qindra dronë drejt Izraelit

Në deklaratën e parë publike menjëherë pas sulmit të Iranit, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se është arritur të zbrapsen dhe iu zotua popullit izraelit"Së bashku do të fitojmë".

Deklarata u bë në rrjetin social X.

Ndërkohë Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me më shumë forcë nëse Izraeli hakmerret mbi sulmet e kësaj fundjave, për të cilat Teherani tha se ishin vetëm një përgjigje ndaj një sulmi izraelit në fillim të këtij muaji në kompleksin e ambasadës së tij në kryeqytetin e Sirisë, Damask.


Video